17:26, 12 Korrik 2020

Piloti britanik Luis Hamilton ka arritur që ta fitoj garën e parë pas fillimit të garave të Formula 1.

Ai të dielën doli triumfuar në garën për shpërblimin e madh të Austrisë të zhvilluar në shtegun Spielberg.

Në cak i dyti u fut kolegu i tij te ekipi Mercedes finlandezi Valteri Bottas.

Pozita e tretë në podium i takoi pilotit holandez me ekipin Red Bull Max Verstappen.

Teksa e diela nuk ka qenë ditë aspak e mirë për skuadrën më të trofeshme Ferrari.

Dy pilotët e kokë kuqes italiane u përplasën në mes vete dhe u desh ta ndërpresin garën.

Ndryshe të gjitha garat e Formula 1 transmetohen ekskluzivisht në platformën Artmotion.

Konkurs Pune

Lexo më shumë