Hamilton fiton Çmimin e Madh të Montekarlos NULL NULL 29.05.2016 18:43 29.05.2016 18:43 Mercedes AMG Petronas British driver Lewis Hamilton drinks champagne on the podium at the Circuit Gilles Villeneuve in Montreal on June 7, 2015, after winning the Canadian Formula One Grand Prix. AFP PHOTO/JEWEL SAMADJEWEL SAMAD/AFP/Getty Images Kampioni në fuqi në Formula 1, Lewis Hamilton është rikthyer te triumfi, duke fituar Çmimin e Madh të Montekarlos. Britaniku arriti t’i lërë të gjithë pas edhe pse në fillimin e garës pati vështirësi për shkak të reshjeve të shiut. Në vendin e dytë në këtë garë u rendit piloti i Red Bull, Ricciardo, ndërsa në podium u ngjit edhe Perez. Vetëm vendi i katërt për Vettel me Ferrarin, ndërsa Raikkonen u detyrua ta lërë garën pas një gabimi në xhirot e para. Një garë jo e mirë për pilotin tjetër të Mercedes, gjermanin Rosberg, i cili i ndikuar edhe nga kushtet jo të mira të pistës u rendit vetëm në vendin e 7. Gara e ardhshme do të jetë çmimi i Madh i Kanadasë, i cili do të mbahet më 12 qershor./T.CH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Ronaldo mungoi në varrimin e Jotas, u frikësua se mund ta tërhiqte vëmendjen nga ceremonia 12 minuta më parë