Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamasi: Nuk ka negociata armëpushimi 

NULL NULL
02.12.2023 19:28
Hamas
Hamas

Nënkryetari i byrosë politike të grupit, Saleh al-Arouri tha se nuk do të ketë shkëmbim të pengjeve-burgosurve për sa kohë që sulmi në Gaza vazhdon.

“Tani nuk ka negociata për armëpushimin. Nuk do të ketë shkëmbim të burgosurish derisa të përfundojë agresioni dhe të ketë një armëpushim gjithëpërfshirës dhe përfundimtar”, tha ai.

“Okupimi këmbëngul se ka ende gra dhe fëmijë të mbajtur, por ne thamë se i kemi dorëzuar të gjithë. Të burgosurit e mbetur në Gaza janë ushtarë dhe civilë që kanë shërbyer në ushtrinë okupuese”, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Të burgosurit nuk do të çlirohen derisa të gjithë të burgosurit tanë të lirohen dhe të arrihet një armëpushim. Rezistenca është e gatshme për të gjithë skenarët ushtarakë izraelitë, qoftë lufta tokësore, ajrore apo të tjera”, tha al-Arouri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.