“Hallakamë” e emisione të tjera që mund t’i dëgjoni në radio Klan Kosova (VIDEO) NULL NULL 28.11.2021 13:03 28.11.2021 13:03 Përveç në televizion e portal, shtëpia mediale e Klan Kosovës, tashmë ka filluar transmetimin edhe në radio. Pos lajmeve e emisioneve informative, në KLAN KOSOVA FM do të ketë edhe shumë emisione të tjera atraktive e argëtuese. Gazetarët Dafina Jegeni dhe Arben Kajtazi do të kenë një emision interaktiv me dëgjuesit, ku do të ketë një temë e dëgjuesit mund të thërrasin e të japin mendimin e tyre në lidhje me të, përcjell Klankosova.tv. Gjithashtu edhe gazetarët Agan Hajdarhoxha dhe Hana Selimi do ta drejtojnë emisionin e titulluar “Hallakamë”, edhe këtu dëgjuesit do të kenë mundësi të shkruajnë e telefonojnë për të treguar se ku ka trafik. Për t’u informuar më hollësisht për përmbajtjen e KLAN KOSOVA FM shikoni videon më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024