Haliti i VV-së: Pensionet s’i rritëm për fushatë, ka kohë për mbajtjen e zgjedhjeve NULL NULL 07.10.2024 23:52 07.10.2024 23:52 Deputeti i VV-së Enver Haliti në "Edicionin Special". Foto: Arkiv Deputeti i Vetëvendosjes Enver Haliti, thotë se vendimi për rritjen e pensioneve nuk lidhet me fushatën zgjedhore. “Konsideroj që nuk është një vendim që lidhet me fushatën zgjedhore për shkak se zgjedhjet ka një kohë diku pesë muaj që do të mbahen. Ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata”, tha ai. Haliti tutje deklaroi se kjo rritje bazohet në përformancen financiare që ka treguar Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës. “Gjithë kjo rritje, bazohet në përformancen financiare që ka treguar specifikisht Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës, ku kemi tejkalim të planifikimeve vjetore që kanë këto dy institucione dhe duke u bazuar në rritje të të hyrave Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga muaji tetor të bëjë rritjen e të gjitha pensioneve me vlerën 20 për qind”, u shpreh ai në “Edicionin Special”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gërvalla: Kompromisi eventual për Ukrainën, recetë për luftën e ardhshme në Ballkan 09/11/2024
Kosova Osmani në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit: Liria dhe uniteti triumfuan mbi ndarjen 09/11/2024
Kosova Hamza i tregon datat kur takohet me diasporën: Jeni pjesë e historisë dhe zhvillimit të Kosovës 09/11/2024