Haliti: Gjyqësori është shumë i korruptuar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haliti: Gjyqësori është shumë i korruptuar

NULL NULL
18/05/2015
Xhavit Haliti: Duhet ta themi se sistemi gjyqësor është tejet i korruptuar në Kosovë. Duhet ta vëmë nën një kontroll, ashtu si e kanë vendet perëndimore dhe të mos eksperimentojmë.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, duke folur në seancën e sotme parlamentare, ka thënë se sistemi gjyqësorë në Kosovë është shumë i korruptuar edhe për shkak të luftës së brendshme politike në gjyqësor.

“Ne duhet ta ndryshojmë këtë situatë duhet ta pamundësojmë luftën e brendshme politike brenda gjyqësorit, prokurorisë dhe sistemit gjyqësor në tërësi”.

“Duhet ta themi se sistemi gjyqësor është tejet i korruptuar në Kosovë. Duhet ta vëmë nën një kontroll ashtu si e kanë vendet perëndimore dhe të mos eksperimentojmë. Unë besoj se të metat e sistemit gjyqësor si ministri e drejtësisë si ekspert që keni duhet t’i sillni në parlament me urgjencë për t’i korrigjuar dhe votuar”, ka thënë Haliti, transmeton Klan Kosova.

“Sa i përket nëpunësve shtetëror duhet të qartësohet diçka. Edhe mësimdhënës edhe prokuror nuk shkon ose edhe gjyqtar edhe të jap mësim 2-3 herë në javë dhe të kthehet prapë në sallën e gjyqit nuk është në rregull. Shihni mundësitë të ndërtoni një sistem me ata gjyqtarë ata prokurorë që donë ta ndërtojnë një sistem gjyqësor efikas”, ka pohuar Haliti duke komentuar mbi projektligjin për Gjykatat.

Projektligj ky që u votua me 75 vota për dhe një kundër.