Halimi: Sjelljen e EULEX-it e shoh si shprehje të një disfate dhe pazotësisë së tyre

Halimi: Sjelljen e EULEX-it e shoh si shprehje të një disfate dhe pazotësisë së tyre

NULL NULL
1 muaj më parë

Juristi, Mahmut Halimi, arrestimet e sotme nga ana e EULEX-it i sheh si shprehje të disfatës dhe pazotësisë së tyre.

Në Info Magazine në Klan Kosova ai mes tjerash deklaroi se dokumentet kanë dalë prej Hagës dhe jo nga Prishtina, dhe se për këtë Gjykata Speciale duhet të kërkojë falje ose ta paraqesë një arsyetim se pse dhe si ndodhi rrjedhja e tyre.

“Dua të them se koka e gjithë këtij problemi ndodhet pas dhomave të Specializuara, bishti na është  hedhur këtu në Kosovë, mu në zyrat e OVL-së”.

“Është shqetësuese mënyra e ruajtjes së atyre dokumenteve që kanë rrjedhur. Me gjithë atë fond aq të madh që e kanë, së paku është dashur të kenë instrumente që t’i sigurojnë ato dokumente”.

“Çështja e publikimit të dokumenteve është goxha përgjegjësi e atyre që e marrin guximin që t’i publikojnë. Unë e kam përcjellë me brengë të madhe mënyrën e paraqitjes së atyre dokumenteve”.

“I bashkohem brengës së gjithë atyre që sipas mendimit tim është dashur të veprohet me kujdes të madh, sepse publikimi i një prove, siç janë dokumente të Dhomave të Specializuara, mund të paraqesin probleme nga pengimi i drejtësisë e deri te zbulimi i të dhënave konfidenciale”.

“Këtë sjellje të EULEX-it e shoh si shprehje të një disfate dhe pazotësisë së tyre, dhe se tani përpiqen që përmes një kryetari dhe nënkryetari të OVL-së të bëjnë spektakël në opinionin publik. Nuk i shkon as për nder e as për besim atyre, se koka e gjithë këtij problemi është në Dhomat e Specializuara. Në radhë të parë duhet të merren me personat që kanë pasur qasje në ato dokumente atje”.

“Nuk ka qenë e tyre të përmendin se kush është i akuzuar ose se ka emra dëshmitarësh, etj.”.

“Kam besimin shumë të madh që pasojat për OVL-në nuk do të jenë të ndonjë natyre me perkusione të rënda, për faktin se këtu qëndron një fat i mirë në mesin e gjithë të këqijave, pra fat i mirë është që selia e kësaj gjykate nuk ndodhet në Prishtinë që të akuzohen se ato janë vjedhur dhe janë dërguar te veteranët, por ato kanë ndodhur atje”.

“Kam qenë në Hagë dhe e kam parë vet se çfarë mbikëqyrje është aty me gjithë masat e sigurisë. Nuk ka mundur të depërtojë as edhe një gjilpërë. Tani vet Gjykata Speciale duhet të kërkojë falje ose ta paraqesë një arsyetim se pse dhe si ndodhi rrjedhja e dokumenteve”.

“Këto prova janë marr, janë siguruar apo shumëzuar dhe nuk e di askush se në çfarë ekzemplari janë  shpërndarë. E vetmja zyra e OVL- së është që e ka publikuar se ‘na erdhën dokumentet’”.

“Sa e di unë, mandati nuk iu është vazhduar Gjykatës Speciale, pavarësisht ajo do të funksionojë deri sa të përfundohet çdo rast. Ata për këtë periudhë kohore, gjegjësisht deri në vitin e kaluar shumë pak janë vërejtur”.

“Dokumentet nuk kanë ardhur prej Prishtinës, por kanë ardhur drejt prej Hagës. Janë mbi 100 lëndë që janë afër akuzave, aty mund të pritet shumë shpejt që disa akuza e kanë arritur fazën e pjekurisë së tyre për të vepruar”, deklaroi Halimi.