Halimi (LDK): Ruajtja e integritetit territorial dhe njohja nga Serbia mbeten parime qenësore - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Halimi (LDK): Ruajtja e integritetit territorial dhe njohja nga Serbia mbeten parime qenësore

NULL NULL
19/08/2022

Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka shkruar mbi takimin e fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, duke thënë se imazhet e komentimet për lëvizjet e kryeministrit nuk janë aq të mjaftueshme për të konkluduar çfarë në të vërtetë u bisedua në takimin e Brukselit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet në të njëjtat qëndrime për sa i përket dialogut; ruajtja e integritetit territorial, si dhe njohja nga Serbia mbeten parime qenësore”, ka shkruar Halimi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje Halimi kritikoi nivelin e transparencës nga partia në pushtet, LVV.

“Derisa, tanimë si për të gjitha proceset, në të cilat po kalon vendi ynë, partia në pushtet mbetet në nivelin më të lartë të mostransparencës. Kjo qasje, përpos që po e bllokon përçimin e së vërtetës te qytetarët lidhur me përmbajtjen e agjendën e dialogut, partisë në pushtet po i krijohet mundësia të shtrijë gjuhën propaganduese të militantëve për tifozllëk që të mbulojë paaftësinë qeverisëse”, deklaroi tutje ajo.