Halimi (LDK): Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Halimi (LDK): Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët

NULL NULL
14.01.2023 18:59

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët.

Halimi është shprehur se Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, ajo është shprehur se pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur sipas saj, kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin.

“Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët. Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë situatë, me më pak sovranitet. Derisa, para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’. Çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?”

“Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë. Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë më të informuar lidhur me këtë proces”, ka shkruar Halimi.