Halimi e LDK-së kërkon nga Kurti të raportojë në kuvend për propozimin e BE-së NULL NULL 06.02.2023 19:49 06.02.2023 19:49 Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të raportojë në kuvend në lidhje propozimin e Bashkimit Evropian. Sipas saj, qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje, njofton Klan Kosova. “Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”. “Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”. klankosova.tv
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months