Halili: Mbështetja juaj gjatë gjithë kësaj fushate, do të përkthehet edhe në kutitë e votimit

Halili: Mbështetja juaj gjatë gjithë kësaj fushate, do të përkthehet edhe në kutitë e votimit

NULL NULL
2 months më parë

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arben Halili, beson se mbështetja e ferizajasve gjatë fushatës, do të përkthehet edhe në kutitë e votimit të dielën. Ai gjithashtu u shpreh falënderues për sipas tij, mundin e qytetarëve që të shpërndahet vizioni i tij për qeverisje, nëse vie në krye të Ferizajt, njofton Klankosova.tv.

“Në mbyllje të fushatës zgjedhore, rrugëtimit tonë për qeverisjen e Ferizajt në aleancë me qytetarët, kam njohur shumë nga problemet tuaja me të cilat ballafaqoheni çdo ditë, njëkohësisht jam krenar për zgjidhjen e shumë prej tyre gjatë gjithë shërbimin tim publik në resorin e shërbimeve publike dhe emergjencave.” shkroi Halili në një postim në Facebook.

Tutje Halili, që ishte në krye të Drejtorisë së Shërbime Publike dhe Emergjencës, falënderoi Ramush Haradinaj për mbështetjen, degën e AAK-së në Ferizaj, kandidatët për Kuvend Komunal, aktivistët dhe qytetarët.

“Këtë të diele, ju ftoj që masivisht të dilni në votime, për ta bërë realitet vizionin tonë e për t’i dhënë fuqi vendimmarrëse, qeverisjes sonë në aleancë me qytetarë.”