Hakorja (TV Klan): Kandidimi i Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri është një plus për spektrin politik shqiptar

Hakorja (TV Klan): Kandidimi i Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri është një plus për spektrin politik shqiptar

NULL NULL
3 weeks më parë

Garimi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri është kritikuar nga opozita në Kosovë.

Me këtë rast nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kryeministri i Kosovës njëherësh kreu i VV-së Albin Kurti, është quajtur i papërgjegjshëm.

E lidhur me garën e Vetëvendosjes në Shqipëri ka folur kryeredaktori i Televizioni Klan Fatos Hakorja.

Ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se ky është një plus për spektrin politik shqiptar.

Hakorja tha se me vetëm tre kandidatë Vetëvendosje do ta ketë të vështirë të ketë peshë në Parlament për katër vitet e ardhshme.

“Duhet thënë që Lëvizja Vetëvendosje kandidon me tre kandidatë të pavarur, pra të regjistruar si kandidatë të pavarur ndonëse nuk e kanë mohuar që janë kandidatë të saj. E kanë përdorur një truk për sa i përket regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.

“Shtimi i këtyre kandidatëve apo përfshirja e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri është një plus në spektrin politik shqiptar. Është angazhim politik dhe qytetar i një subjekti të caktuar i qytetarëve të caktuar për të kontribuar në politiken shqiptare dhe për të qenë të pranishëm në parlament. Është një vlerë e shtuar e kësaj force për të konkurruar në zgjedhjet në Shqipëri”.

“Ka një debat sa i përket angazhimit të politikanëve të Vetëvendosjes në fushatën në Shqipëri, por vet kandidimi i Vetëvendosjes në Shqipëri nuk përben ndonjë problem”.

“Fakti që Vetëvendosje kandidon me vetëm tre kandidatë të saj nuk pritet të kenë ndikim në Parlamentin e ardhshëm. Secili prej tyre nëse do të arrij të përfaqësohet do të mund ta përdorë Parlamentin për ta shpalosur idenë e tij apo të Lëvizjes Vetëvendosje. Do të mund të kontribuojë dhe do të mund të jetë një oponencë e fortë për partinë në pushtet. Mund të pritet një oponencë e fortë të Lëvizjes Vetëvendosje siç ka bërë në Kosovë. Po ashtu nëse do të jenë në Parlament do të mund të kontribuojë në rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Por, nuk besoj se do të kenë peshë në Parlament në katër vitet e ardhshme”.