Hajni e vjedh kombin pa ndonjë frikë të madhe (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajni e vjedh kombin pa ndonjë frikë të madhe (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 30/06/2022

Në fshatin Çifllak të Rahovecit, hajdutët vodhën një kamionçinë në oborr të shtëpisë.

Pronari, Asllan Thaçi, e kuptoi se kombibusin nuk e ka të parkuar para shtëpisë, vetëm disa orë më vonë.

Hajduti dyshohet se pasi kreu vjedhjen, mbylli edhe dyert e oborrit, që gjithçka të dukej në gjendje normale.

Për fat të tij, ndezjen e mjetit e kishte fare të lehtë, ngase pronari i kishte harruar çelësat brenda mjetit.

Për ngjarjen është njoftuar edhe policia.

Njësia e hetimeve të Rahovecit po merret me rastin, derisa nuk dha ndonjë informacion nëse kanë ndonjë të dyshuar.