Hajnat në liri, policët jashtë punës (VIDEO)

Hajnat në liri, policët jashtë punës (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 6 days më parë

Zyrtarët policor në Gjakovë bashkë me ish-komandantin, Kristë Gjokaj, vazhdojnë të përballen me procedura juridike e janë në suspendim për shkak të rastit të keqtrajtimit ndaj një të arrestuari.

Kjo derisa ky i fundit që ishte përfshirë në një grabitje në vitin 2018 është liruar, e 3 bashkëpunëtorët e tij nuk janë kapur asnjëherë.

Muhamer Raifi ishte dënuar me 18 muaj burg, e 300 euro gjobë. Vuajtjen e dënimit e nisi më 26 shtator 2019 e u lirua me 12 maj 2020, nga Paneli për Lirim me Kusht.

Ndërkohë, Gjokaj bashkë me kolegë u dënuan me burg që u zëvendësua me gjobë me para.

Këta tash rastin e kanë në Gjykatën e Apelit, pas ankesës së avokatëve.

Tomë Gashi, që është avokati i ish-komandantit policor, thotë se  mënyra e trajtimin të këtij rasti është dekurajim për policët.

I të njëjtit mendim është edhe pronari i lokalit ku ishte kryer grabitja që deklarohet se lënia në liri e hajnave i bënë më të pasigurt këta.