Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajnat “elektricistë”, ndalin rrymën për të vjedhë kabllot e pompën (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 09.03.2023 20:31
vjedhje prizren

Energjinë elektrike e patën pengesë, andaj u kujdesen që me fillim ta shkyçin atë.

E pajisjet që e përçojnë rrymën i morën me vete, raporton Klan Kosova.

Por, para se ta bëjnë këtë vjedhje, hajnat patën kohë edhe që materialin e panevojshëm ta djegin pikërisht te deponia e mbeturinave në Prizren, ku edhe kryen vjedhjen.

Por, dëmi prej rreth 2 mijë e 500 eurove do t’i kushtojë edhe më shumë nëse këto kohë ka të reshura.

Kjo pasi uji që potencialisht mund të vije nga deponia mund të shkaktojë dëme në mungesë të funksionimit të makinerisë për këtë punë.

Policia menjëherë u vu në ndjekje të keqbërësve, por qe ende nuk ka të dyshuar e të arrestuar. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.