Hajduti në Adelaide vjedh Lego me vlerë 140.000 euro NULL NULL 02.09.2025 19:09 02.09.2025 19:09 Policia në Adelaide të Australisë ka zbuluar një sasi të madhe lodrash Lego të vjedhura, me vlerë rreth 140 mijë euro. Në banesën e një 41-vjeçari u gjetën rreth 2.500 artikuj, përfshirë 1.700 kuti Lego të papahapura, transmeton klankosova.tv. Tre kamionë u deshën për të transportuar lodrat e konfiskuara. Sipas hetimeve të nisura nga operacioni “Measure”, dyshohet se lodrat janë vjedhur nga dyqane në zonën e Adelaide dhe janë shitur online. I dyshuari do të dalë para gjykatës më 30 shtator.