Hajdini (LDK): Ta ndihmojmë Qeverinë për t’i dalë në ndihmë sektorit privat NULL NULL 10.07.2020 18:28 10.07.2020 18:28 Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e parë të projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 po vazhdon me deklarimet e shefave të grupeve parlamentare. Deputeti Shkelzen Hajdini në emër të LDK-së, tha se LDK përkrah rishikimin e buxhetit, meqë me këtë buxhet, Qeverisë iu jepet mundësia të merret me sfidat e krijuara nga Covid-19, pasi ekonomia e vendit është goditur rënd nga pandemia. “Ne si deputetë duhet të veprojmë përgjegjshëm tani që ta ndihmojmë qeverinë dhe institucionet tona, t’i dalin ndihmë sektorit privat, ngase është shumë e nevojshme tani të veprojmë shpejt në mënyrë që të evitojmë thellimin e krizës ekonomike. Ky rishikim i buxhetit reflekton zvogëlim të shpenzimeve në shumicën e kategorive ekonomike me qëllim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik”, tha ai. Debati për rishikimin e buxhetit po vazhdon nga deputetët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024