Hajdini i LDK-së: Ligji për rimëkëmbje do të kalojë, e presim mbështetjen edhe të opozitës

Hajdini i LDK-së: Ligji për rimëkëmbje do të kalojë, e presim mbështetjen edhe të opozitës

NULL NULL
4 javë më parë

Shkelzen Hajdini, deputeti i LDK-së, ka folur për projektiligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili ka thënë se nesër do të kenë votat për kalimin e këtij ligji.

“Ligji do të kalojë marrë parasysh rëndësinë që e ka presim jo vetem votat e koalicionit, presim edhe mbështetjen e opozitës, presim që të reflektojë. Bazuar në takimet e fundit që i kemi pasë brenda partisë, votat i kemi të siguruara”.

” Megjithatë, pres që edhe opozita do të reflektojë, rimëkëmbja nuk është vetëm për pozitën, por për sektorin privat për qytetarët e Kosovës. Qëllimi themelor i këtij projektligji është mbështetja e sektorit privat”.

Hajdini ka treguar se cilat janë pikat e këtij projektiligji, i cili tha se janë tetë gjithsej.

“Ne jemi të vetdijshëm për vështirësitë që ballafaqohet sektori privat, si pika numër 1 që adresohet në këtë projektligj është garantimi 80 perqind i sektorit privat”.

“Ligji për Trustin është neni tjetër i projektiligjit, i cili garanton të dalin në treg 180 deri në 200 milionë euro. Kjo është ndihmë e drejtë për drejtë për sektorin privat, rrit aftësinë blerëse të konsumatorit”.

“Pjesa tjetë, ne duhet të fokusohemi tek nevojat kryesore në sektorin privat, nen tjetër në këtë projektligj janë lehtësimet tatimore deri në dy vite, ky ligj adreson shtyerjen e tatimeve”.

“Ky ligj adreson drejt për drejt brengat ekonomike. Buxheti për këtë projekt është paraparë përaferisht deri në 380 milionë euro. Në këtë ligj është nen i veçant zbritja e TVSH-së për gastronominë, tjetra është mbështetja e bujkut”.

Hajdini në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se ata trustin nuk e shohin si ndihmë sociale.

“Dallimi mes neve dhe një pjese të konsiderueshme të opozitës është që ne nuk dëshirojmë të krijojmë raste sociale, por ne dëshirojmë t’i ndihmojmë qytetarit përmes forcimit të ekonomisë”.

“Ngase duhet të kemi parasysh diçka që ne nuk e kemi mirë sektorin privat. Ne duhet të kemi kujdes flasim për kontribuesit aktiv dhe pasiv. Ne po flasim për kontribuesit aktiv, bazuar në ata për këtë arsye është si nen trusti, ne e konsiderojmë se ai ëshë një infuzion për ekonominë”.

“Nesër votohet leximi i parë i ligjit dhe deri në votim të dytë të ligjit, ne jemi të hapur t’i marrim të gjitha kontributet edhe nga PDK edhe nga LVV”, ka thënë Hajdini.