Hajdari pas marrëveshjes KOSTT-ENTSO-E: Kosova fitoi pavarësinë energjetike - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajdari pas marrëveshjes KOSTT-ENTSO-E: Kosova fitoi pavarësinë energjetike

NULL NULL
20/04/2020

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se orë më parë ka përfunduar procesi I votimit të marrëveshjes së re të kyçjes KOSTT – ENTSO-E.

“Me votimin e sotëm dhe nënshkrimin që do të pasojë, të Marrëveshjes së Re të Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike, për të cilën është punuar disa vite me radhë”, ka njoftuar Hajdari përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.