Hajdari: Me shqetësim po i përcjellim zhvillimet pas publikimit të emrave nga Gjykata Speciale (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajdari: Me shqetësim po i përcjellim zhvillimet pas publikimit të emrave nga Gjykata Speciale (VIDEO)

NULL NULL
01.03.2023 18:32

Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, ka thënë se po i përcjellim me shqetësim zhvillimet pas publikimit të emrave nga ana e Gjykatës Speciale të viktimave që pretendohet se janë vrarë ose zhdukur me forcë.

Hajdari tha se ky është skandali i dytë i kësaj gjykate, pasi sipas tij, skandali i parë është dënimi i Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

“Është një skandal i dytë nga kjo gjykatë. Ju e dini edhe më herët për skandalin që janë nxjerr listat e publikuara me emra nga e njëjta gjykatë dhe sot janë të dënuar dy krerë të UCK-së, shkaku i skandalit që ka ndodhur pikërisht nga kjo gjykatë”, është shprehur Hajdari në “Info Magazine”, njofton Klankosova.tv.

Emrat e viktimave që pretendohet nga ana e Gjykatës Speciale se janë vrarë ose zhdukur me forcë janë pjesë e aktakuzës zës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.