22:01, 16 Tetor 2019

Komisioneri për zgjerim, Johanes Hahn i ka kërkuar liderëve evropian që të mbështesin propozimin e Komisionit dhe të vendosin pozitivisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Hahn ka thënë se vendimi eventual negativ do të kishte pasoja në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij arsyeja e vetëm e tyre për normalizimin e raporteve është perspektiva evropiane, shkruan Alsat-M përcjellë Klan Kosova.

“Nëse edhe pas të gjitha detyrave dhe obligimeve që Maqedonia e Veriut i arriti, ajo tani nuk shpërblehet në mënyrë adekuate, atëherë nuk ka alternativë për Serbinë dhe Kosovën që të hyjnë në dialog substancial për bashkëjetesën e ardhshme për të dyja vendet për shkak se arsyeja e vetme për ta bërë këtë është perspektiva evropiane”, tha Hahn.

Konkurs Pune

Lexo më shumë