Hahn: Kusht, normalizimi i raporteve me Kosovën NULL NULL 08/05/2015 08/05/2015 Komesari evropian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Johanes Hahn ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës është kusht kyç i kornizës negociuese. Në një intervistë për gazetën beogradase “Politika”ai ka deklaruar se në këtë fazë, me rëndësi është zbatimi i detyrimeve të marra përsipër gjatë dialogut me qëllimin që të përparohet drejt normalizimit gjithëpërfshirës. “Në fund, ky proces do të sigurojë që edhe Serbia edhe Kosova mund të vazhdojnë drejt rrugës evropiane, duke shmangur mundësinë e bllokimit reciprok në ato përpjekje, me perspektivën që të dyja të jenë në gjendje që plotësisht t’i realizojnë të drejta e veta dhe t’i përmbushin detyrimet e tyre”, ka thënë ai.
Ndërkombëtar 16 herë kur të famshmit na treguan se si të zotërojmë versione të ndryshme të vetes 5 minuta më parë