Hafiz Gagica: Isa Mustafa duhet të shkojë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hafiz Gagica: Isa Mustafa duhet të shkojë

NULL NULL
13/05/2015
Hafiz Gagica: Isa Mustafa duhet të shkojë, sepse nuk ka treguar performancë të mjaftueshme të udhëheqë. LDK-së i duhen fytyra të reja. Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të riformohet doemos.

Ish kryetari i LDK-së për Gjermani, Hafiz Gagica, duke folur në Zona B të Klan Kosovës e ka komentuar rizgjedhjen e Isa Mustafës, si delegat i Degës së IV të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gagica e ka vlerësuar me terma negativë zgjedhjen e sërishme të Mustafës me aklamacion.

“Unë mendoj se ka të bëjë me frikën dhe kontrollin. Nëse ke frikë të futesh në një proces të fshehur, atëherë është në pyetje mentaliteti rajonal”.

Në emisionin me Baton Haxhiun, Gagica e ka përsëritur një qëndrim të tij për Isa Mustafën, të cilin e kishte shprehur edhe më herët në diasporë.

“Është koha që Isa Mustafa të shkojë. Ai nuk ka treguar performancë të mjaftueshme të udhëheq me LDK-në, e cila duhet të reformohet doemos, sepse LDK-ja është baza e partive tjera në Kosovë”.

Për Gagicën, largimi i Mustafës nuk do të paraqiste hendikep të madh për partinë, pasi plot njerëz të tjerë do të garonin për kryetarin e ardhshëm të LDK-së.

“Do të jenë katër-pesë kandidatë dhe ndoshta i bën mirë procesit dhe krijimit të një alternative të re”.

Hafiz Gagica është shprehur optimist se Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, i cili është afër përfundimit, do të nxjerrë kuadro të reja.

 

Intervista e plotë me Hafiz Gagicën në Zona B.