Habit Ardit Çuni: Deri para 2 vjetëve nuk i kisha as një mijë euro në bankë (VIDEO) NULL NULL 15.06.2025 14:17 15.06.2025 14:17 Këngëtari i njohur shqiptar, Ardit Çuni ka folur rreth jetës së tij personale, e madje edhe për të ardhurat e ti financiare. Në emisionin “Sol Summer” në Klan Kosova, Çuni tha se deri para dy vjetëve ai nuk kishte as 1 mijë euro në llogarinë e tij bankare, megjithëse as ky fakt nuk e ndali t’i ndiqte ëndrrat, transmeton Klankosova.tv. “Unë deri para 2 vjetëve nuk kam pasur as 1 mijë euro në bankë dhe vazhdoja udhëtoja deri në fund të botës. Njerëzit thoshin ‘uaa sa lek ka Arditi’, Arditi s’kishte lek kur të kthehej, thosha ‘çfarë do të bëja’. Por kjo është kur ke besim në vete. Ne si të ri kemi forcën për të gjeneruar lekun si një bankë. Ka gjithmonë mundësi”, tha Çuni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.