Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haalandi s’e kursen Kosovën, ia jep fitoren Norvegjisë me tregolësh

NULL NULL
05.06.2024 19:03

Kosova është mposhtur nga Norvegjia me rezultat 3:1 në ndeshjen e sotme miqësore.

Erling Haaland i ka realizuar tre gola në minutat 15′, 70′, 75′.

Kosovarët megjithatë e bënë luftën e tyre, duke tentuar 13 herë për gol, ndonëse prej tyre vetmë dy përfunduan drejt portës.

________________________________________________________

90′ Pëfundon takimi. Norvegjia e mund Kosovën me tre golat e Erling Haalandit.

80′ Edon Zhegrova godet por dështon të shënojë.

75′ Erling Haaland kompleton tregolëshin.

69′ Erling Haaland vjen me golin e dytë.

58’ Martin Odegaard godet por e çeliktë mbrojtja e Kosovës.

56′  Paçarada godet por topi përfundon në duart e portierit norvegjez.

55′ Albion Rrahmani tenton të godasë, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja e Norvegjisë.

45′ Fillon pjesa dytë e takimit. Kosova në kërkim të golit.

45:00 – Është mbyllur pjesa e parë në mes Norvegjisë dhe Kosovës, ku golashënuesi i vetëm në këtë pjesë të parë është Erling Haaland. Kosova i pati disa shanse shumë të mira në fund të pjesës së parë, sidomos më Albion Rrahmanin i cili pati një shans në minutën e 47-të por që nuk gjuajti në portë.

40’ Elbasan Rashani është larguar po ashtu fusha, duke ia liruaru vendin Bernard Berishës. Njëjtë si Valon Berisha, lëndim pësoi edhe Elbasan Rashani.

34’ Valon Berisha e ka lëshuar fushën, duke u zëvendësuar nga Albion Rrahmani. Berisha u largua nga fusha pas një lëndimi që pësoi pak minuta më parë.

30’ Kanë kaluar gjysmë ore lojë në miqësoren e sotme. Ndeshja po vazhdon të vendoset nga goli i Erling Haaland të shënuar në minutën e 15-të.

25’ Po luhet minuta e 25-të, ku Norvegjia po vazhdon të udhëheq me golin e Erling Haalandit, teksa Kosova ende s’ka arritur të krijojë asnjë shans të mirë shënimi.

20’ Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, është shtrirë në fushë ku ka mbetur i lënduar gjatë një dueli me një nga lojtarët norvegjez. Pas trajtimit mjekësor, Berisha u kthye në fushë

15’ Norvegjia ka kaluar në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes. Goli u shënua nga sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili e shfrytëzoi një krosim brenda zonës duke e çuar topin në rrjetë.

10’ Kanë kaluar 10 minuta lojë në “Ullevaai Stadion” në Oslo, ku  deri më tani të dyja kombëtaret po i testojnë pikët e dobëta të njëra-tjetrës, por pa krijuar diçka interesante.

1’ Ka nisur miqësorja në mes Norvegjisë dhe Kosovës. Të parët që luajtën me topin ishin “Dardanët”


Kjo është ndeshja e vetme miqësore e Kosovës përpara ndeshjeve të Ligës së Kombeve që do të nisë në shtator. Këtë herë, trajneri i Kosovës, Franco Foda, i ka ftuar pesë lojtarë nga Superliga.

Më poshtë i gjeni formacionet zyrtare:

Norvegjia: Nyland, Wolfe, Ostigard, Hanche-Olsen, Ajer, Berge, Thorstavdet, Bobb, Larsen, odegaard dhe Haaland.

Kosova: Bekaj, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Idrizi, Emerllahu, Berisha, Rashani, Muriqi dhe Zhegrova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.