Lajmet e fundit

Manchester City ka triumfuar në derbin e Manchesterit, duke mposhtur Manchester Unitedin me rezultat minimal 1-0, në kuadër të javës së katërt të Premier League.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Erling Haaland në pjesën e dytë, duke i siguruar Cityt tri pikë të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshja u komplikua për Unitedin që nga pjesa e parë, pasi Phil Foden u ndëshkua me karton të kuq dhe “Djajtë e Kuq” mbetën me një lojtar më pak.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 12 pikëve, në vendin e dytë, aq sa ka edhe Arsenali në krye të tabelës.
Manchester United, ndërkohë, mbetet me vetëm katër pikë pas katër javësh të zhvilluara.