Lajmet e fundit

Manchester City e ka nisur me fitore aventurën në Champions League, duke mposhtur Porton me rezultat 0-2 në udhëtim.
Pas një pjese të parë pa gola, Erling Haaland zhbllokoi rezultatin në minutën e 47-të, duke shënuar me kokë pas asistimit të Enzo Fernandezit, transmeton Klankosova.tv.
Porto reagoi menjëherë dhe krijoi disa raste të rrezikshme për barazim, por portieri i Cityt, Gianluigi Donnarumma, ishte në nivel të lartë.
Vendasit patën mundësi të mira për të barazuar përmes Alberto Costas dhe Alan Varelas, por nuk arritën ta gjejnë rrjetën.
Manchester City e vulosi fitoren në minutat shtesë, kur Haaland shënoi edhe golin e dytë personal, duke çuar rezultatin në 0-2.
Me këto dy gola, norvegjezi u ngjit në vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Manchester Cityt, me 167 gola në të gjitha garat.
Kjo ishte fitorja e shtatë e Cityt në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve në tetë sezonet e fundit.