Gzim Hajdinaga është drejtori i ri i Organizatës Turistike në Ulqin

Gzim Hajdinaga është drejtori i ri i Organizatës Turistike në Ulqin

NULL NULL
1 muaj më parë

Ish-kryetari i Komunës së Ulqinit dhe ministri për pakica në Qeverinë e Malit të Zi, Gzim Hajdinaga, do të jetë drejtori i ri i Organizatës Turistike në këtë qytet.

Kështu është vendosur të mërkurën në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të këtij institucioni.

Ai në këtë funksion do të zëvendësojë Fatmir Gjekën i cili për shkak të zgjedhjes në postin e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi dha dorëheqje nga ky funksion.

Hajdinaga, i cili është zëvendëskryetar i Partisë Demokratike, gjatë tre vjetëve të fundit ushtroi detyrën e drejtorit të Bursës së Energjisë Elektrike.