Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gypi që la pa punë Korab Rudarin (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 07.12.2023 20:02

31 tetor 2023, në Ministrinë e Kulturës gjithçka ishte e qetë, jashtë qe shumë ftohtë dhe binte shi, Korab Rudari po kalonte edhe një natë tjetër pune në qendër të Prishtinës.

Ai nuk e kishte idenë se ajo në fakt ishte nata që do të vuloste përjashtimin e tij nga puna. Që nga viti 2016, Korabi punonte si roje sigurie në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është i vetmi që punon dhe mban familjen 6 anëtarësh.

Dy kate më lart sesa vendi ku Korabi bënte roje, një gyp do të kriste, uji që doli nga krisja e tij dëmtoi dyshemenë dhe murin e zyrës në objektin e ministrisë. Ani se ai nuk e kishte dëgjuar e as kuptuar për atë çka ndodhi, barra e përgjegjësisë më vonë do t’i mvishej Korabit.

Korabi atë mëngjes të parë të nëntorit, i përgjumur, mori rrugën për në shtëpi, por pa arritur atje, një telefonatë do ta trondiste. Po e telefononin nga vendi i tij i punës dhe nuk qe një telefonatë e zakonshme, ai u njoftua se uji kishte vërshuar një zyrë në katin e dytë të objektit, të cilin ai po e ruante deri para pak orësh.

I gjithë faji ra mbi të.

Në një rrëfim për KIKS-in, Korab Rudari thotë se nuk pati faj dhe as që e dëgjoi krismën e gypit, pasi zyra ndodhej dy kate më lart.

Sipas tij, po ta dëgjonte atë, patjetër që do të ndërhynte. Ditët po kalonin e ministria angazhoi një kompani për të kuptuar se si ndodhi përmbytja, ky raport hoqi fajin që iu mvesh rojës së sigurisë, pasi ekspertët që e përpiluan atë thanë se qarja erdhi si pasojë e vjetërsisë së vetë gypave, por edhe kualitetit të dobët të tyre.

Madje i njëjti raport ngreh alarmin se krisje të tilla mund të ketë përsëri.

Të ndodhur në zgrap, MKRS-ja duhet të gjente një fajtor për të përmbyllur rastin.

Dhe normalisht që nisi aksioni, një javë pas incidentit ata kërkuan nga Korab Rudari të dërgonte një raport me shkrim për natën e 31 tetorit. Ndërsa ditët kalonin dhe Korabi vazhdonte punën normalisht, deri më 21 nëntor, kur në postën e tij elektronike merr një email nga punëdhënësi.

Pa asnjë vërejtje apo paralajmërim paraprak, Korabit i kumtohet në atë email që është pushuar nga puna. Në marsin e këtij viti ai kishte vazhduar kontratën e tij të shatëvjeçare me këtë institucion dhe meqë duheshin edhe 4 muaj për t’u përmbyllur ajo, Korabi nuk u dorëzua, kërkoi të dijë se çfarë do të ndodhë në muajt e mbetur.

Po përgjigjja e tyre ishte kërko ndihmën e një avokati. Për KIKS-in, Korabi ka thënë se nëse ata do të kërkonin që të paguante dëmet e shkaktuara nga uji, ai do ta bënte, vetëm e vetëm që të mos e largonin nga puna.

Për këtë ai thotë se ishte i gatshëm të punonte edhe me gjysmë page.

Korabi, rroga e të cilit ishte e vetmja e ardhur në familje, thotë se largimi nga puna ia ka vështirësuar jetesën atij dhe 6 anëtarëve të tjerë të familjes.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.