Gyokeres flet rreth të ardhmes së tij pas zërave për largim NULL NULL 12.06.2025 23:29 12.06.2025 23:29 Viktor Gyokeres Lojtari i Sportin Lisbonës, Viktor Gyokeres, është deklaruar për herë të parë pas zërave rreth largimit të tij nga klubi portugez. Gyokeres përmes një reagimi në rrjetin e tij social “Instagram” tha se për të ardhmen e tij do të flasë kur të vijë koha. “Ka shumë zëra në këto momente, shumica prej tyre janë të rreme. Do flas kur të vijë koha e duhur”, tha Gyokeres, transmeton Klankosova.tv. Për shërbimet e lojtarit të Sportingut interesim kanë shfaqur dy klubet e mëdha angleze, Arsenali dhe Manchester Unitedi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 6 orë më parë