Gyokeres arrin marrëveshje personale me Arsenalin NULL NULL 06.07.2025 15:09 06.07.2025 15:09 Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres, ka arritur marrëveshje totale me Arsenalin për kushtet personale të kontratës. Ylli i Sporting Lisbonës ka njoftuar klubin portugez për dëshirën e tij për t’u bashkuar me “Topçinjtë”, duke e bërë të qartë se transferimi në Premier League është hapi që dëshiron ta bëjë në këtë verë. Gyökeres, ka pasur një sezon spektakolar me Sportingun dhe është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë. Tani pritet që skaudra e Mikel Artetas dhe klubi portugez të gjejnë një marrëveshje për kartonin e tij, transmeton Klankosova.tv. Lajmi u bë i ditur nga gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 10 orë më parë