Gwen Stefani nuk e pohon lidhjen me Blake - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gwen Stefani nuk e pohon lidhjen me Blake

NULL NULL
10/11/2015

Gwen Stefani po mundohet me gjithë shpirt, për ndonjë arsye, që ta bëjë të duket se ajo nuk është në lidhje dashurie me Blake Shelton, edhe pse ajo në mënyrë të qartë është.

Gwen ishte e pranishme me kanalin e San Diegos 933 “Frankie and Geena Morning Show” të marten, dhe ata e pyetën nëse ndonjëra nga këngët e albumit të saj të ri lidhet me “dashurinë e saj të re”, transmeton Klan Kosova.

Çuditërisht, Gwen është përgjigjur duke thënë: “Unë kurrë nuk kam thënë asnjë gjë rreth të qenurit në një lidhje të re”.

Ajo shtoi duke thënë se fëmijët e saj tani po e pyesin rreth Blake, dhe asaj kjo nuk i pëlqen.

Çështja është se ishte ekipi i Gwen ata që e konfirmuan këtë lidhje, dhe sigurisht ata të dy u panë të kapur për duar në ahengun e Nashville javën e kaluar.