Gwen Stefani dhe Blake Shelton s'janë gati për martesë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gwen Stefani dhe Blake Shelton s’janë gati për martesë

NULL NULL
15/03/2018

Gwen Stefani dhe Blake Shelton nuk janë duke u ngutur për të ndryshuar statusin e lidhjes së tyre të dashurisë.

Të paktën kështu ka deklaruar një burim pranë çiftit i cili ka thënë se ata të dy nuk e kanë prioritet martesën e tyre.

Stefani dhe Shelton nisën lidhjen e tyre të dashurisë pas divorcit, e para nga Gavin Rossdale dhe i dyti nga këngëtarja, Miranda Lambert.

“Nuk kanë asnjë arsye që të nguten drejt martesës, prandaj edhe nuk po e bëjnë. Të dy janë të lumtur dhe të kënaqur me lidhjen e tyre në këtë pikë që janë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.

“Të dy janë të dashuruar me njëri-tjetrin. Ata janë perfekt për njëri-tjetrin. Të dy e dinë mirë se e kanë gjetur shpirtin binjak”, ka vazhduar tutje ky burim i afërt me të dy.

Por përpos këngëtares, me Shelton kalojnë kohë edhe tre djemtë e Stefani, Rossdale (11), Kingston (9) dhe Zuma (4).

Çifti dhe fëmijët e Stefanit kalojnë shumicën e kohës në shtëpinë e tyre në Los Angeles por poashtu edhe jashtë Kalifornisë, më saktësisht në shtëpinë e Shelton në Oklahoma.

“Ata e pëlqejnë Shelton dhe u pëlqen të kalojnë kohë së bashku. Blake është shumë mirëkuptues se për Gwen, fëmijët e saj janë prioritet”, citohen të kenë thënë burime pranë çiftit.

Çifti që janë në lidhje qysh nga muaji nëntor i vitit 2015, së fundmi po kalojnë më shumë kohë së bashku në udhëtimet për turneun e Shelton “Country Music Freaks Tour”.

“Ajo e mbështet atë në karrierën e tij dhe ai poashtu”, thotë burimi duke shtuar se ata e mbështesin njëri-tjetrin në gjithçka që bëjnë, duke qëndruar gjithmonë së bashku.