Guvernatori: Mykolaivi nën sulm të vazhdueshëm - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guvernatori: Mykolaivi nën sulm të vazhdueshëm

NULL NULL
17/04/2022

Guvernatori i rajonit të Mykolaiv të Ukrainës, Vitaliy Kim ka thënë se ka pasur sulme të vazhdueshme me raketa në qytet dhe zonat përreth që nga mëngjesi i së dielës.

“Sot në mëngjes ka pasur raketa, të cilat kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike që ofrojnë për një nga rajonet e qytetit tonë”, tha ai.

Zëdhënësi ushtarak për rajonin thotë se rusët po bombardojnë rrjetet e energjisë elektrike, shtëpitë dhe këndet e lojërave me lloje të ndryshme raketash.

Një dëshmitar okular në Mykolaiv tha se ishte e vështirë të përcaktohej vendi i sulmeve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ushtria në Mykolaiv ka penguar forcat ruse që kërkojnë të pushtojnë cepin juglindor të Ukrainës, duke përfshirë qytetin port strategjik të Odessa.

Kim tha se pavarësisht sulmeve të fundit, rusët nuk kanë lëvizur ende në vijën e frontit.

“Forcat ruse nuk mund të përparojnë brenda një dite, madje edhe një në javë, nuk mund të përparojnë dhe të arrijnë në Mykolaiv. Kështu që njerëzit do të kenë pak kohë për t’u larguar nga Mykolaiv, nëse ai bëhet i rrezikshëm. Dhe nëse e shoh se bëhet e rrezikshme në qytet, do t’u them të gjithëve të largohen”, tha ai.

Rajoni është tani në ditën e katërt pa ujë pas një shpërthimi në një tub qendror uji përgjatë vijave të betejës.