Guvernatori i Teksasit: S’do të ndalemi para asgjëje NULL NULL 06.07.2025 19:17 06.07.2025 19:17 Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott thotë se shumë njerëz janë përfshirë në një katastrofë të jashtëzakonshme, pas përmbytjeve. Ai thotë se një takim me zyrtarët është zhvilluar në nivel lokal dhe ka një përpjekje bashkëpunuese për të adresuar shqetësimet, siç u shpreh ai, sa më shpejt të jetë e mundur. Abbott njoftoi se po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe tha se s’do të ndalen para asgjëje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Ne mbetemi në një pozicion kërkim-shpëtimi tani për tani. Nuk do të ndalemi para asgjëje për të siguruar që çdo aset dhe çfarëdo që është e nevojshme, do të përfshihet në procesin e shpëtimit”, është shprehur tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 17 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 28 minuta më parë