Guterres: Populli i Lindjes së Mesme nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi NULL NULL 22.06.2025 21:53 22.06.2025 21:53 Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se sulmi i ShBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane “shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që është tashmë i tronditur”. “Dy ditë më parë, në këtë sallë, bëra një apel të drejtpërdrejtë: jepini paqes një shans. Kjo thirrje nuk u mor parasysh”, tha ai në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të dielën. “Në vend të kësaj, bombardimi i objekteve bërthamore iraniane nga Shtetet e Bashkuara shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që është tashmë i tronditur”. Guterres tha se ai “ka dënuar vazhdimisht çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme”, duke shtuar se “populli i rajonit nuk mund të durojë një cikël tjetër shkatërrimi. E megjithatë, tani rrezikojmë të biem në një vrimë miu hakmarrjeje pas hakmarrjeje”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pesë persona dyshohet se mbetën të lënduar nga aksidenti në Poklek të ri të Drenasit (VIDEO) 23/06/2025