Guterres i Kombeve të Bashkuara mbron OBSH-në kundër Trumpit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guterres i Kombeve të Bashkuara mbron OBSH-në kundër Trumpit

NULL NULL
15/04/2020

Shefi i Kombeve të Bashkuara ka kritikuar Presidentin amerikan Donald Trump pas paralajmërimeve për të shkurtuar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit, duke thënë se tani nuk është “koha” për të zvogëluar burimet për OBSH.

“Tani është koha për unitet dhe bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar këtë virus dhe pasojat e tij shkatërruese,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Trump kishte akuzuar më herët OBSH-në  për “keqmenaxhim dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit” dhe tha se SHBA -ja do të ndalte fondet në pritje të një rishikimi të situatës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Guterres megjithatë theksoi se OBSH  është “në vijat e para, duke mbështetur shtetet anëtare dhe shoqëritë e tyre, veçanërisht më të prekurit midis tyre, me udhëzime, trajnime, pajisje dhe shërbime konkrete për shpëtimin e jetës”.

“Unë besoj që Organizata Botërore e Shëndetit duhet të mbështetet, pasi është absolutisht e rëndësishme për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër Covid-19.”