Guri (LDK): Motra e Salih Zybës u pranu në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO) NULL NULL 23.01.2025 12:13 23.01.2025 12:13 Parim Guri, kryetar i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se motra e Salih Zybës, kandidatit për deputet të LVV-së, është pranuar në Ministrinë e Drejtësisë. Në një postim në Facebook, Guri ka theksuar se në konkursin e MD-së ishin 73 aplikime, dhe nga ato u pranua motra e Zybës. “Motra e Salih Zybës, po pra, motra e deputetit të Vetëvendosjes, në ministrinë e Albulena Haxhiut, në Ministrinë e Drejtësisë”. “Pikërisht dy muaj para zgjedhjeve kanë vendosur të rehatojnë motrat, dajtë, vëllezërit, kushërinjtë, dhe çfarë jo tjetër me grante e me punësime”. “Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent. Keni për t’i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpuar me familjarë. Një nga një, deri te i fundit”, ka thënë Guri. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 45 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 10 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 12 orë më parë