Gucati për hyrjen e xhandarëve serbë: A duhet përsëri që veteranët e UÇK-së të mbrojnë shtetin e Kosovës?

Gucati për hyrjen e xhandarëve serbë: A duhet përsëri që veteranët e UÇK-së të mbrojnë shtetin e Kosovës?

2 muaj më parë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas publikimit të pamjeve të xhandarëve serbë derisa po patrullonin në Karaçevë të Kamenicës.

Ai tha ser derisa Qeveria hesht kush duhet të marrin përgjegjësi dhe kërkoi që raste të tilla të mos përsëritën, njofton Klan Kosova.

“Është një turp i madh që institucionet e Republikës së Kosovës nuk reagojnë dhe nuk marrin asnjë veprim me atë që ka ndodhur sot, ku Xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, bëhen kinse nuk kanë parë dhe nuk ka ndodhur asgjë, a duhet përsëri që veteranë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mbrojnë shtetin e Kosovës përderisa Qeveria hesht dhe nuk është në gjendje asnjë reagim të bëjë e lëre diçka me shumë, i bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që raste të tilla mos të përsëriten, veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë, turp për Qeverinë e Republikës së Kosovës për mos reagimin dhe marrjen e ndonjë veprimi!”, shkroi ai.