Gucati nis sot përballjen me gjyqin e Speciales

Gucati nis sot përballjen me gjyqin e Speciales

NULL NULL
4 javë më parë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati sot pritet të paraqitet për herë të parë para gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara, transmeton Klan Kosova.

Paraqitja e parë e Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit online.