Guardiola: Rashford ishte në pozitë jashtë loje, shpërqendroi portierin dhe mbrojtësit NULL NULL 14.01.2023 16:30 14.01.2023 16:30 Manchester United e ka mposhtur Manchester Cityn, me rezultat 2-1, në kuadër të Premier Leagues. Pas ndeshjes ka folur ka folur trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili është shprehur se goli i parë i Unitedit, nuk ishte i rregullt sipas tij. “Ne luajtëm shumë mirë,” tha Guardiola, përcjell Klankosova.tv. “Ata janë një kërcënim i jashtëzakonshëm në kundërsulmet e tyre, e përgëzoj ekipin. Ata vrapojnë pas nesh dhe na ndëshkuan në kundërsulme”. Guardiola beson se Rashford kishte një ndikim në golin e parë të United. “Rashford ishte pozitë jashtë loje, ai shpërqendroi portierin tonë dhe shpërqendroi qendërmbrojtësit tanë. Rregulli është rregull, por unë e di se si luajmë”. “Pjesa e dytë ishte vërtet e mirë. Ne humbëm pak përpara, ishim pak të shkëputur, por bëmë një lojë fantastike”. Ai më pas tha se nuk ishte i shqetësuar për pamundësinë për të fituar ligën ose Carabao Cup këtë sezon, pasi u eliminua nga kjo e fundit në mesjavë nga Southampton. “Nuk më intereson Premier League apo Carabao Cup, ne nuk mund të fitojmë. Kemi fituar shumë, kështu që nuk është problem. Problemi është se ne kemi performuar siç kemi bërë. Sot performuam”. Guardiola theksoi se tani do të fokusohen te Spurs. /Klankosova.tv.