Guardiola i pakënaqur me Rodrin që mori karton të kuq NULL NULL 23.09.2023 19:10 23.09.2023 19:10 Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk është i kënaqur me Rodrin, i cili u ndëshkua me karton direkt të kuq, në sfidën e sotme ndaj Wolfes, në kuadër të Premier Leagues. Guardiola, theksoi se Rodri duhet ta kontrollojë vetën në situata të tilla. “Rodri duhet ta kontrollojë veten dhe emocionet. Kjo është ajo çfarë duhet të bëjë. Unë mund ta marrë një karton të verdhë, por Rodri nuk mund të merr një të verdhë. Unë nuk luaj”. “Djemtë brenda duhet të jenë të kujdesshëm”, u shpreh Pep. Përndryshe, City ka shënuar fitore të pastër ndaj Wolfes, me rezultat 2-0, duke e përforcuar vendin e parë pas gjashtë xhirove. Ndërkohë, Rodri do të mungojë tri takime, përfshirë ndeshjen me Arsenalin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.