Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guardiola e do Verratt-in

NULL NULL
06.05.2015 16:53
Sipas Sport Bild, trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola ia ka vënë syrin mesfushorit të PSG-së, Marco Verrati.

Bayern Munich qysh tani është duke menduar që ta përforcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm.

Arsyet për forcimin e mesfushës janë lëndimet e shumta që i përcollën mesfushorët aktual të bavarezëve në këtë sezon të garave.

Sipas Sport Bild, trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola ia ka vënë syrin mesfushorit të PSG-së, Marco Verrattit.

Reprezentuesi italian me kampionët e Francës ka kontratë deri në vitin 2018, por thuhet se një ofertë e majme nga gjiganti gjerman mund ta bind lojtarin që ta transferohet në Allianz Arena.

Ndryshe, Verrati monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë këtu edhe Real Madridin.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.