Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guardiola: Duhet lojë e përkryer për ta eliminuar Liverpoolin

NULL NULL
10.04.2018 08:22

Manchester City duhet të luajë lojë të përkryer në ndeshjen e kthimit kundër Liverpool, që të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League.

Kështu ka thënë trajneri Pep Guardiola, skuadra e të cilit ka deficit prej tre golave nga ndeshja e parë.

Spanjolli ende beson në jashtëzakonshmërinë e futbollistëve të tij, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

“Mënyra e vetme për të luajtur futboll është të qenit pozitiv”.

“Për të kaluar tutje duhet bërë lojë të përkryer, krijim të rasteve dhe pak pësime”.

“Kemi 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë. Të gjithë do të provojmë që të bëjmë këtë”, ka thënë Guardiola.

“Kemi 90 minuta plus koha shtesë dhe me atë që kemi shfaqur këtë vit – përveç në lojën e fundit – mund të krijojmë raste në pak minuta”.

Manchester City e pret sonte në shtëpi Liverpoolin për të zhvilluar ndeshjen e kthimit./Klan Kosova/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.