Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guardiola: City ende mund ta humbë titullin

NULL NULL
14.04.2018 17:00

Manchester City mund ta humbë titullin e Premier Ligës, sipas trajnerit Pep Guardiola.

Pavarësisht se ky ekip mban 13 pikë avantazh ndaj Manchester United-it me gjashtë lojë të mbetura, spanjolli insiston se ekipi i tij është ende i rrezikuar dhe i duhet përqëndri.

“Në futboll mund të ndodhë, sigurisht që mundet, ju siguroj”, ka thënë Guardiola.

“Që nga nëntori dhe dhjetori veçse kemi qenë kampionë, kur i shihja analistët dhe njerëzit tek thoshin: E pamundur për City-n që të lëshojë pikë”.

“Ndjenja ime është që United do të fitojë shumë pikë sepse janë në formë të mirë dhe kan top lojtarë. Mund t’i fitojnë lojërat e tyre – që të gjashtat”.

“Është në duart tona. Ky është avantazh i mirë. Por brenda një jave i kemi humbur tri lojë. Kjo ka ndodhur. Duhet të fokusohemi në lojërat tona”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.