Guardiola beson se Moukoko do të jetë zëvendësuesi i përsosur për Haaland - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guardiola beson se Moukoko do të jetë zëvendësuesi i përsosur për Haaland

NULL NULL
31.03.2023 09:18
Moukoko

Manchester City mendon se Youssoufa Moukoko i Borussia Dortmundit do të jetë zëvendësuesi ideal për Erling Haaland nëse ai vendos të largohet nga klubi në të ardhmen.

Pep Guardiola është i mendimit se 18-vjeçari ka stilin e lojës të njëjtë me Sergio Augeron, dhe do të bëjë një lëvizje për të kur të vjen koha.

Sulmuesi gjerman ka nënshkruar kontratë të re me Dortmundin deri në vitin 2026.

Moukoko këtë sezon ka zhvilluar 26 paraqitje, teksa ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar gjashtë të tjerë.