Grushti i shtetit në Turqi, Rama: I lumtur për mikun Erdogan

Grushti i shtetit në Turqi, Rama: I lumtur për mikun Erdogan

NULL NULL
5 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjet e një nate më parë në Turqi. Përmes rrjeteve sociale, Rama shkruan: “I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë”.

Mëngjesin e sotëm Turqia është zgjuar e tronditur nga një natë e trazuar, ngjarjet e së cilës u kanë marrë jetën të paktën 90 personave, kanë plagosur mbi 1 mijë të tjerë. Gjithashtu kanë përfunduar në pranga mbi 1500 persona, pjesa dërrmuese e të cilëve ushtarakë të dyshuar si të përfshirë në përpjekjen për grusht shteti.