Grupi i Kumanovës: 746 vjet burgim, shtatë të përjetshëm (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grupi i Kumanovës: 746 vjet burgim, shtatë të përjetshëm (VIDEO)

NULL NULL
02/11/2017

Gjykata Penale e Shkupit nuk ka shqiptuar ndonjëherë dënime më të larta një grupi të të akuzuarve.

Shtatë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa me 746 vjet burgim u dënuan 33 pjesëtarë të të ashtuquajturit grupi i Kumanovës derisa katër prej tyre u liruan, njofton Klan Kosova.

Këtë dënim familjarët e pritën shumë rëndë.

I mllefosur me këtë vendim ishte edhe njëri nga avokatët mbrojtës në rastin “Lagjja e Trimave”, Naser Raufi.

Ndërkoh në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, Dardan Krasniqi vëllai i Andi Krasniqi i cili u dënua me burgim të përjetshëm, konsideron se dënimet janë politike.

Kronikë e zgjeruar nga Rilind Matoshi.