Grupi i Drenicës - Prokurori paraqet prova të reja - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grupi i Drenicës – Prokurori paraqet prova të reja

NULL NULL
22/04/2015

Grupi i Drenicës i cili akuzohet për krime lufte u paraqitën sot para Gjykatës Themelore në Veri të Mitrovicës.

Në këtë seancë është paraparë të jepet fjala përfundimtare e prokurorit por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me arsyetimin se prokurori Charles Hardaëay ka paraqitur edhe disa prova të reja me të cilat po tenton ta ngrit besueshmërinë e dëshmitarit të mbrojtur C i cili kishte dhënë dëshmi kohë më parë në këtë proces.

Këto prova janë kundërshtuar nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve ndërkohë që gjyqtari Dariusz Sielicki ka ngritur dyshime se i akuzuari Sami Lushtaku ka thyer rregullat e gjykatës të cilat janë vënë për t`u mbrojtur në liri.

Sielicki ka thënë se ka një raport i cili vërteton se Lushtaku ka thyer një rregull e cila ia ndalon atij paraqitjen në publik në një vend ku janë mbi 10 persona ndërkohë avokati i tij, Arianit Koci ka thënë se klienti i tij këtë gjë e ka bërë vetëm një herë dhe atë me leje të Gjykatës.