18:15, 21 Nëntor 2019

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane. Nisur nga çfarë raportohet në mediat fqinje, të arrestuarit ishin pjesë e një bande kriminale që vidhte automjete dhe apartamente.

45-vjeçari dhe 41-vjeçari  u arrestuan në orët e para të mëngjesit , me një urdhër arresti nga gjykatësi Busto Arsizio.

Grupi i shqiptarëve ishin të specializuar për vjedhje të Rang Rover-ave dhe makinave të mëdha, kryesisht të gjendura në aeroportin e Milano-s, Malpansa-s dhe Linate-s.

Mësohet se shqiptarët gëzonin dy garazhe nëntokësore, ku pasi i vidhnin makinat i vendosnin në garazh përkohësisht, me qëllim që ti bënin të padukshme nga sateliti i instaluar në makinat e vjedhura.

Më pas makinat u shiteshin sipëmarrësve./tch/

Të dyshuarit ishin pjesë e një bande prej katër personash, të gjithë me kombësi shqiptare.

Konkurs Pune

Lexo më shumë